Po hapet rruga e funksionalizimit të autostradës energjetike Kosovë-Shqipëri
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se votimi i marrëveshjes së përfshirjes së Operatorit tonë të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në Rrjetin Europian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO – E) është një lajm shumë i gëzuar për Kosovën.
“Ky anëtarësim është produkt i përpjekjeve tona të mëdha shumëvjeçare dhe do të mundësojë një integrim të plotë të vendit tonë në tregun rajonal dhe atë europian të energjisë elektrike. Për më tepër, ky vendim i hap rrugën edhe funksionalizimit të autostradës energjetike Kosovë-Shqipëri, e cila për vite me radhë ka qenë padrejtësisht e bllokuar. Falënderoj KOSTT-in, si dhe në veçanti Ambasadën e SHBA-ve dhe atë të Gjermanisë, që i qëndruan shumë afër Kosovës me mbështetje politike dhe teknike në këtë proces”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet n “Facebook”.
/Epoka e re/