Po i bërtit bashkëshortes në publik? Ja e vërteta e videos së Justin Bieber që po bën xhiron në rrjet
Këngëtari i famshëm, Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey, kanë marrë gjithë vëmendjen e publikut së fundmi dhe shkak është bërë një video e tyre që po bën xhiron në rrjet.
Këto imazhe u realizuan teksa këngëtari 26-vjeçar shkëmbente fjalë dhe gjeste me modelen teksa po dilnin nga një koncert në Las Vegas, ku në pamje të parë dukej mjaft i nervozuar.
Për pasojë, rrjeti e ka kryqëzuar Bieber për mënyrën e vrazhdë që i flet Hailey-t. Nga ana tjetër disa fansa që kanë qenë dëshmitarë në ato momente i kanë në mbrojtje këngëtarit.
“Ai nuk po bërtiste dhe ne ishim atje, dëshmitar të asaj çfarë ndodhi. Ai ishte gjithë adrenalinë”, shkroi një fan.
“Ai ishte në adrenalinë nga performanca. Ai nuk ishte i zemëruar me Hailey-n dhe nuk po i bërtiste asaj. E urrej faktin që ai del gjithmonë si njeri i keq kur nuk është aspak i tillë”, shkruan disa të tjerë.
Kujtojmë se dyshja u kurorëzuan me martesë në vitin 2018-të. Asokohe të dy ata ishin shumë të rinj në moshë për të marrë një vendim aq të madh për jetën, ndaj u komentuan gjerë e gjatë për këtë fakt.
Justin and Hailey Bieber spotted out in Las Vegas (July 9) pic.twitter.com/BAtpwhBxxZ
— Justin Bieber Crew (@JBCrewdotcom) July 11, 2021