Po – ja e Asociacionit po i fshihet publikut
27 tetor 2023
| 19:40
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar né “Facebook” se “Po – ja e Asociacionit po i fshihet publikut”.
Sipas tij, drafti i Asociacionit është dakorduar, plani i zbatimit po ashtu e dokument s’ka.
“Ndërkohë, kushdo që flet është me Serbinë. Nuk është më lajm pranimi. Na duhet menjëherë i zbardhur draft-statuti i Asociacionit. Spekulimet i ndalon dokumenti. Aty e kuptojmë çfarë pasoja i sjell Kosovës Asociacioni. Aty bëhet bilanci e vlerësohet strategjia. Çfarë fitoi Kosova nga marifetet me targa? Asociacioni qenka kurorëzim i çlirimit që lajmëtar pati Lulzim Hetemin. Si është e mundur që kemi edhe Asociacion edhe sanksione?! Publikojeni planin, fshehtësia është dyshim për përmbajtjen”, ka shkruar Molliqaj.