Po jetësohet ndërtimi i rrugës së Radoniqit
10 shtator 2019
| 17:14
Komuna e Gjakovës ka bërë me dije se falë mbështetjes se Qeverisë së Kosovës është duke u jetësuar rruga e Radoniqit.
Gjatë inspektimit të punimeve kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se kjo komunë ka prokuruar edhe rrugën e re të Radoniqit.
“Shumë shpejt do të nisë. Është një projekt i ri, shumë i veçantë”, ka thënë ai.
Gjini së bashku me bashkëpunëtorë të martën kanë parë nga afër edhe punimet që po realizohen në rrugën Gjakovë – Dollc.
/Epoka e re/