Po kërkohet shkarkimi i Gjergj Dedajt!
Mevludin Krasniqi
Po, drejtë me fol, Gjergji ska qysh “shkarkohet” më shumë se që është i “shkarkuar”, pa asnjë përgjegjësi apo detyrë konkrete për të dhënë kontributin e tij për vendin, i (pa) trajtuar e i nëpërkëmbur, me tendencë deri në tallje!
E kontributi i tij në 30 vitet e fundit është shumë më i madh se i plotë e plotë zyrtarëve e qeveritarëve që po e “sulmojnë”!
Gjatë ecjes së tij politike, ai mund të ketë bërë lëshime e gabime por angazhimi i tij është shumëfish më i madh e më i vlefshëm, ka mjaftuar që e para, në arenën ndërkombëtare ka qenë Partia Liberale, ajo që ishte e vogël a e madhe!
Edhe Gjergji mund t’a dëmtoj Kosovën, siç mund ta dëmtoj e që e ka dëmtuar edhe ndonjë tjetër, por jo deri aty ku s’duhet, sepse se lejon të paktën gjaku i derdhur i familjarëve
të tij në përpjekjet e Kosovës për liri!
E nësë flasim për shkarkime, një listë e gjatë do të duhej të ishte para tij!