Po komentohet për afrimitetin me Donaldin, reagon motra e Egzonës: Nuk e vras mendjen…

26 janar 2022 | 15:45

Breaking – Motra e Egzonës, Valmira Rafuna, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, për të folur për rrugëtimin e moderatores në shtëpinë e “Big Brother”.

Që ditët e para që ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Egzona është komentuar në lidhje me raportin që ka krijuar me Donald Veshajn. Shumë ndjekës të rrjeteve sociale kanë komentuar se mes tyre mund të ketë një pëlqim, sidomos nga ana e Egzonës.

Lidhur me këtë, Valmira u shpreh se marrëdhënien e tyre e shikon si një përkrahje, ashtu siç bëjnë edhe banorët e tjerë.

Duke folur në lidhje me komentet e shumta në “Instagram”, ajo shtoi se nuk i lexon, sidomos ato negative.

“Nuk i lexoj komentet në rrjetet sociale, kam shumë besim te Egzona. E njoh çfarë personi është, çfarë karakteri ka. Nuk e vras mendjen që Egzonës mund ti shkojë mendja për atë që po komenton publiku.

Unë shoh komentet pozitive që shkruajnë fansat, familjarët, miqtë dhe personazhet e njohur si artistët”, përfundoi motra e banores së “Big Brother VIP”.Po komentohet për afrimitetin me Donaldin, reagon motra e Egzonës: NukPo komentohet për afrimitetin me Donaldin, reagon motra e Egzonës: Nuk

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Niklas Sule do të largohet përfundimisht nga skuadra e…