“Po kryhet bastisje në banesën e tij”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për spiunazh

26 qershor 2024 | 23:01

Prokuroria Speciale ka arrestuar një person me inicialet A.V i dyshuar për spiunazh.

Kështu bëri të ditur vetë ky institucion përmes një komunikate për medie.

Tutje thuhet se i njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale  është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit. 

Njoftimi:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person.

I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.

I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka reaguar pas deklaratës…