![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/aksident-1.jpg)
Po kthehej nga Zvicra në Kosovë, vdes në Beograd podujevasi
29 nëntor 2022
| 08:23
Dje ka ndodhur një aksident me fatalitet në autostradë në Beograd.
Burime të Indeksonline tregojnë se plagëve të marra nuk ka mundur t’i mbijetojë një 39-vjeçar nga Podujeva, i cili ka vdekur.
Të njëjtat burime konfirmojnë se nga ky aksident ka mbetur e lënduar edhe një femër.
E lënduara po trajtohet në Spitalin e Nishit.
Mësohet se ata kanë qenë duke ardhur në Kosovë nga Zvicra.