Po luanin bixhoz, arrestohen tetë persona në Prishtinë

28 mars 2023 | 08:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tetë persona pasi janë kapur duke luajtur bixhoz.

Rasti ka ndodhur në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, të hënën në ora 23:30.

“Në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe çipa të cilët shërbejnë për të luajtur bixhoz”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit jenë liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur ka mbetur edhe një ditë afat për zgjedhjen e…