“Po mbajmë edukatë qytetare” – deputetët e LV-së dhe LDK-së polemizojnë në raportimin e Rrahman Jasharajt

21 shtator 2022 | 11:35

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj është duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Arsim për grevën e mësimdhënësve.

Ai aty ka pasur një diskutim me deputetët e LV-së, Ardian Gola dhe Jahja Kokaj.

Ky i fundit ka thënë se në vendet ku është mësuar ai, greva si ajo e SBASHK-ut janë të ndaluara dhe ato duhet të ndërpriten.

Këtë e ka kërkuar edhe deputeti Gola, i cili ka theksuar se diskutimi i sotëm duhet të përdoret për përafrim të qëndrimeve.

“Le ta përdorim këtë diskutim vetëm sa me përafruar gjuhën, sepse shqetësimet janë të përbashkëta.  Jam i bindur se qeveria i ka bërë disa lëvizje. Ju përkrahi për fondin e sigurimeve, që është në proces. Kështu na duhet me përafruar vetëm gjuhën, sepse po mendoj që metoda që është zgjedh është një çmim i madh”, ka thënë Gola.

Mirëpo kjo ka shkaktuar reagimin e Jasharajt.

“Mësimdhënës të nderuar mbyllni grevën! A duhet kështu me thënë apo Rrahman Jasharaj mbylle grevën”, ka thënë Jasharaj.

E teksa Gola po fliste, ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, e cila i ka bërë thirrje Golës të mos mbajë “edukatë qytetare”.

“Jo leksione po edukatë qytetare po u mbajmë njerëzve”, ka thënë Gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Prishtinë e ka miratuar buxhetin e komunës…