Po mblidhte çaj mali, dalin detaje të reja për vdekjen e 70 vjeçarit në Bjeshkët e Nemuna

14 korrik 2024 | 21:04

Personi i zhdukur në Bjeshkët e Nemura është gjetur i vdekur. Ai është R.K i lindur në vitin 1954.

Këtë e ka konfirmuar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, përmes një komunikate, të dielën.

Siç thuhet në komunikatë, i ndjeri dyshohet se duke mbledhur çaj mali, ka rrëshqitur në greminë në vendin e quajtur “Kërshi i Jedovës” duke marrë lëndime vdekjeprurëse

“Në orët e vona të datës 14.07.2024 ShKShMK ka pranuar thirrje për një rast të zhdukjes në Bjeshkët e Nemuna, Gropa e Erenikut. Një skuadër e të ShKShMK e përbërë nga stacioni i Junikut, Deçanit dhe Prizrenit ka filluar operacionin e kërkim-shpëtimit menjëhërë pas thirrjes së pranuar. Pas disa orë kërkimesh duke u bazuar në informacion dhe gjetjen e gjurmëvë është orientuar kërkimi në vendin e dyshuar. Me agimin e diellit është mundësuar edhe lëvizja në terrenin  shkëmbor, ku shpejt është lokalizuar  trupi i pajëtë i R.K (1954)”.

“Sipas mekanizmës së aksidentit dhe informacioneve, i ndjeri dyshohet se duke mbledhur çaj mali, ka rrëshqitur në greminë në vendin e quajtur “Kërshi i Jedovës” duke marrë lëndime vdekjeprurëse. Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe banorët e zonës. Ngushëllime të thella familjarëve. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në realizimin me sukses të këtij misioni”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndeshja finale e Kampionatit Evropian “Euro 2024”. Spanja…