“Po ndodh puç parlamentar”, Tahiri: Në Kuvend po bëhet “kontrabandë me ligje”

05 dhjetor 2024 | 22:16

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës sipas tij po ndodh “kontrabandim i Ligjeve”.

Tahiri shkruan se Ligjet po hidhen në votim pa kaluar në procedurën e konsultimeve, formë kjo e obliguar nga ta bëjë Kuvendi.

Postimi i plotë:

Sonte po ndodhë puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë!

Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të respektojë procedurat e rregullta të thirrjes së seancave parlamentare. Shmangia nga logjika normale parlamentare në pikë të natës, pa asnjë urgjencë është puç parlamentar dhe kontrabantim i Ligjeve pa konsultimet që i ka obligim ti bëjë Kuvendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke vazhduar bastisjen në…