PO NDRIÇOJNË DIAMANTET E HESHTUR

21 korrik 2023 | 14:41

Islam Musliu “Gjurmë poetike” Poezi , Prishtinë 2023, dhe “Këshilla për jetën”. Fjalë të urta Prishtinë 2023.

Mr. Refik Gërbeshi

Shëtitje nëpër vargje

Zoti- Krijuesi është i pari për këtë nuk ka dyshim, pastaj fillon jeta njerëzore për të cilën Krijuesi bëri të gjitha, kurse njeriut i mbetet, njohja dhe besimi i Tij. Autori i qaset shkrimeve pa hezitim duke thyer rregullin për përshtatjen e rimave por duke ftuar në bashkimin e standardizimin e gjuhës.
Duke ftuar miq e dashamirë për bashkëpunime të ndërsjella botës i dëshiron ndryshimin, paqen ,dashurinë e lumturinë ose kërkon vetminë dhe shprehet:” Kështu kaloj kohën dhe vitin. E në zemër mbajë dashurinë” Duke sugjeruar se me dashuri mes vete njeriun e donë Zoti ndoshta mund ta teproj kur them se këtu vërejmë qasje mistike ndoshta me ndikime të Naim Frashërit.
Dukë kërkuar lumturinë sikur shëtitë në shpirtrat e të parëve duke medituar ecjen e rrugës se vjetër sikur kupton teprimin dhe I thërret vetës së tij për tu rikthyer tek vetvetja.

“E kur terri po afrohej
Mezi gjeta një rrugë tjetër
I mërzitur për ato kroje
E ngatërrova rrugën e vjetër.”

Kjo lexuesin e merr me vete dhe nuk e lë të “Shëtis i vetmuar” por duke shikuar në të kaluarën e tij përkujton qoftë edhe me një letër të vjetër që i kujton ndonjë që ka vdekur por i kujdesshëm për frymën optimiste e kthen lexuesin të dashuria për jetën. Bisedimi me qiellin e çka ka në të, me tokën dhe fenomenet e jetës, drejton përtej imagjinatës së kësaj bote të mallkuar të cilës i “këndon” poeti. Bukuria e jetës e shoqëruar me shumë pyetje të cilat edukojnë lexuesin .

Fenomenet e drejtësisë apo barazisë gjinore të cilat e kanë shoqëruar dhe e shoqërojnë njeriun tonë dhe secilin njeri e bëjnë të pa vdekshëm gjurmët e veprave të tij
Autori vazhdon me këshillat e tij për sjelljen ndaj më të merituarës për respekt “Nënës” dhe kujdesin për fjalën:
“Fjala e keqe është bela
Fjala e mirë është sevda.”

Satirë e simbolikë

Ndoshta jo rastësisht vijojnë vargjet për gënjeshtarin dhe politikën që i luhatë ata që nuk kanë personalitet e identitet. Me “Vargje nga zemra” që reflektojnë në thellësitë shpirtërore e cila i sheshon fshehtësitë.
Cikli i përshkrimeve për Bukurit natyrore “Në fshat”, (Glob) llojet e njerëzve përsëri në kujtesën e shokut të rinisë dhe hapat e nisjes për ruajtjen e pragut të shtëpisë edhe pse poezinë e quan “Bari mbi çati” ka kuptimin ndriçimi i saj vije nga përgatitja për mbrojtjen e pragut, përsëri përshkrimi poetik i krahasuar me “Shtatin si minare” apo hënën si element simbolik për të kaluar të drejtësia jo si fjalë por si praktikë.

Shkrimtarë real i sinqertë dhe këshillues

Ky shkrimtari bashkëkohorë i cili nuk bën propaganda as nuk është nën ndikimin e rrymave e tekeve njerëzore të lëvizjeve të ndryshme botërore që devijojnë në rrugën poetike por iu qaset fenomeneve ashtu si kanë ndodhur. Nuk i lë anash ndodhitë historike të popullit e as bukuritë natyrore që këtyre trojeve ua ka dhënë Zoti.
Autori prekë shumë dimensione të kategorive shoqërore shqiptarin real e gjen tek bujku kurse poetit i tërheq vërejtjen që të jetë i kujdesshëm për atë që ai shkruan andaj “Gjurmët” mbesin dhe do të dëshmojnë në të ardhmen e bashkuar që të na dojë gjithkush e edhe Zoti.

Rigjallërim i poezisë reale shqipe

Një shkrimtar i ri po rishfaqet përmes vargjeve të cilat janë një muzë “Mozaik diamantesh” poetike e cila nuk i takon të një shkrimtari fillestar. Do të thotë janë burime të thella e të hershme shpirtërore të cilat kanë shkëlqyer herët, por lexuesi masiv nuk i ka parë ngase nuk i janë ofruar. Andaj kam të drejtë që them janë poezi të vonuara.

No description available.

Profesor Musliu si një studiues i gjuhës shqipe këto poezi nuk ua dedikon vetëm lexuesve por shpirtit të tij, andaj me sinqeritet të plotë edhe këshillon. Renditja e poezive me gjithë rëndësinë që ka këtu shëtit lexuesin nëpër ndjenja të ndryshme të një individi i cili i takon të jetoj përkohësisht apo në këto kohëra për ti kuptuar poezitë e tij.

Në fund po veçojë thirrjen e cila nuk dëgjohet përmes vargjeve të tij të poezisë të cilët për mua prekën plagë ndoshta për ti shëruar apo edhe një përkujtim që mund të na ndodh,
Jam i gjallë, por si i vdekur
Nuk më pyet askush
Dhe askush nuk më dëgjon
Nuk di pse kështu

Si edhe vargjet kur njeriu merr rrugën me adresë por që autori e titullon “pa adresë”
Nuk dua askush të qani
Sepse kur isha pranë juve
Një fjalë të mirë nuk mora
Tanimë unë jam i vdekur për ju.

Këshilla te rëndësishme për jetë

Libri tjetër “Këshilla dhe fjalë popullore” është një qasje e lehtë për grumbullimin e nektarit të urtësive të cilat i nevojiten çdo njeriu, e me theks të veçantë prindërve, mësuesve e ligjëruesve të ndryshëm.
Këto reflektime të urtësisë autori i ka grumbulluar gjatë leximeve të shumta, përvojave të jetës, apo edhe që i ka dëgjuar nga dikush.
Këtu lexuesi mund të gjejë urtësi shumëdimensionale për edukatën dhe jetën në përgjithësi,
Thënë të drejtën, të qenit e autorit gjuhëtar, e redaktor i shumë shkrimeve nuk më ka lënë hapësirë të intervenimit në tekst për të kryer detyrën time që ma besoi.
Por, duke i lexuar mësova mjaftë dhe fare pak ndërhyra në konstruktin e fjalive apo renditjen e këtyre margaritarëve të urtësisë.

Të bëjmë kulturë leximi

Liria me të gjitha mirësitë që na rrethojnë e kërkojnë prej nesh edhe formimin kulturor e financimin për brezat që vijnë, jo vetëm në aspektin material e financiar, por edhe në atë të ngritjes së vetëdijes e kulturës, andaj ky libër mund të jetë prezent jo vetëm në biblioteka e librari, por edhe nëpër shtëpitë tona, kafe, restorante, biznese, në mjete të udhëtimit, ngase mund të lexohet kudo, e cila do të ishte motiv për jetë.

Këshilla me dobi për ardhmëri

Në këtë përmbledhje të fjalëve të urta, këshillave të ndryshme autori i përkushtohet besimit, moralit, drejtësisë, familjes e shoqërisë në përgjithësi pa dallim moshe e gjinie.
Ndarja apo klasifikimi sipas tematikave nuk ishte e nevojshme, andaj kështu siç janë, secili lexues gjen atë që i duhet, jo vetëm në aspektin edukativ e kulturor, por edhe atë meditues dhe këshillues për të ardhmen.
E shoqëruar edhe me inserte humori e thumbi, “Këshillat” ndikojnë edhe më mirë, por e realizuar me vëmendje ofron nektarin më të mirë.
Pa i ndarë në kapituj, këto këshilla dhe alegorizma të ndryshme, ky libër në tërësi përmban afër 1200 fjalë të urta këshilla të rëndësishme për jetë.

Autorit i dëshirojmë suksese

Autori Islam Musliu, një figurë publike i cili herët i është qasur shkencës, kulturës dhe komunikimit me masën e gjerë popullore, jo vetëm si udhëqës i gazetave e profesor i gjuhës shqipe, por edhe një personalitet shumë komunikativ.
Prof (PhD c) Islam Musliut i dëshirojmë shëndet e suksese në jetë dhe këtë fillim të mbarë ta vazhdoi edhe me poezi, tregime, libra shkencorë e letrarë që ka plot, dhe të cilat gjithsesi do të jenë të dobishme për lexuesit në përgjithësi.
Atë që do ta dëshiroja të ma ofrojnë shoqëria ime mua, unë ia ofrova profesor Islam Musliut, motivin për t’i botuar këto shkrime duke e përgëzuar për punën e tij.
Lutem që Zoti t`i japë shumë begati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombet me shumicë myslimane shprehën të premten zemërim pas përdhosjes…