Po ngrinte në Brezovicë, shqiptarët shpëtojnë turistin gjerman
Një turist nga Gjermania ka qendruar prej më shumë se katër orësh i zhdukur në Brezovicë duke bërë që autoritetet lokale të nisin kërkimin e tij.
Bëhet fjalë për një shtetas të quajtur Patrick, i cili kishte ardhur dy ditë më parë në Brezovicë, por humbi rrugën e kthimit në hotel për shkak të mjegullës së dendur në zonë.
Pas dhënies së lajmit të zhdukjes së tij janë angazhuar klubet Alpine “Dardaneë” dhe “Prishtina”, të cilët e kanë gjetur pasi gjermani ishte i pajisur mirë me veshje të posaçme për dëborë, shkruan Albeu.com.
Dje rreth orës 17:00 u dha lajmi se shtetasi gjerman që po qëndron për pushime në Brezovicë kishte humbur. Atë kohë pati një mobilizim të Klubit Alpin “Dardani” e Klubit Alpin “Prishtina” që nën menaxhimin e shoqatës “Skijimi” kërkuan për disa orë për personin e humbur.
“Pasi e ka zënë mjegulla ka mbetur aty në ftoftë dhe aty nuk ka mundur të lëvizë. Ka qenë i pajisur me pajisje adekuate përndryshe nuk do të mund t’i mbijetonte të ftohtit deri në mëngjes”, bëjnë me dije përmes një njoftimi për shtyp klubet alpine në fjalë. /albeu.com/