Po ngriten, pa zgjatur duart!
I lodhur dhe rraskapitur nga jeta, por që duke qenë person i mirë, u zgjua në këmbë duke bërë më të mirën për njerëzit, jo sepse donte t’i gëzonte të tjerët por sepse kishte lindur i tillë, t’i lumturonte të tjerët.
Gjatë rrugëtimit, filloi të ngjitej lart e më lart sepse ishte ai që kishte lindur njeri i pa prishur, i brishtë dhe me zemër të madhe.
Duke u ngjitur lart e që shpesh rrëzohej, por prapë gjente forcë nga mirësia e tij të rrëmbente më të mirën nga yjet e universit.
Ky djalë që ishte i bekuar nga hyjni edhe pse jeta shpesh e rrëzonte, çdoherë gjente forcën që të kapërcente majat më të larta të relievit. Nuk përkufizohej yjësi por ai kishte lindur me yll në ballë dhe ishte pikërisht ai që kishte lindur të jetë i denjë për atë që kërkonte.
Duke ecur shtigjeve të jetës herë i lodhur, herë i lidhur e rraskapitur, gjeti forcën të shndërrohej në gjigant.
Ai u bë i madh, aq i madh saqë jeta ia ofroi më të mirën, jeta ia ofroi familjen e mrekullueshme, jeta ia ofroi zemërgjerësinë, jeta ia ofroi të gjitha, sepse me forcën e tij prej gjiganti arriti të tejkalojë edhe ekuatorin, arriti të shndërrojë mbretërinë e tij në princeshën Diana.
Ai dhe princesha e tij e lartëpërmendur janë shembulli i një familjeje të mrekullueshme, shembull pozitiviteti dhe shembull që burrë e grua janë shokët më të mirë të këtij universi.
Ata po ngriten, ata çdo ditë po ngriten, ata po bëhen sinonimi i pozitivitetit dhe shembulli i arritjes nga toka në majën më të lartë të gjithësisë. Ata janë pikërisht se si toka, nga mirësia e tyre po i ngjet në formën më të bukur si dy engjëj në krah me dy engjëjt e tyre.
Ju nuk jeni burrë e grua, ju jeni shembulli se si preket qielli me dashuri e mirësi, pa zgjatur duart, po pra, pa zgjatur fare duart!
Mikja juaj, Ari!