Po numëronin votat! Lodhja e tepërt ua merr jetën më shumë se 270 punëtorëve
Më shumë se 270 punonjës të zgjedhjeve në Indonezi kanë humbur jetën, kryesisht nga sëmundjet e lidhura me lodhjen e shkaktuar nga orët e gjata të punës duke numëruar miliona fletëvotimi me dorë, ka njoftuar një zyrtar indonezian.
Arief Priyo Susanto, zëdhënës i Komisionit të Përgjithshëm të Zgjedhjeve (KPU), ka thënë se 1 878 persona të tjerë të stafit ishin të sëmurë.
Rreth shtatë milionë njerëz po ndihmonin me numërimin dhe monitorimin e votimit të 17 prillit.
Stafi pritej të punonte gjatë natës në kushte të turbullta.
Kjo ishte hera e parë që vendi me 260 milionë banorë kombinonte votën presidenciale me votat parlamentare, me qëllim që të kursente para.
Rreth 80 për qind e 193 milionë votuesve të mundshëm kanë votuar në më shumë se 800 mijë vendvotime.