Po pastronin brigjet e lumit, humbin jetën 11 nxënës në ujë

17 tetor 2021 | 15:51

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Indonezi, ku 11 nxënës janë mbytur në një lumë, teksa po zhvillonin një aktivitet së bashku me shoqërinë e tyre.

Sipas mediave vendase, 2 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si ndodhi ngjarja?

Rreth 150 të rinj të moshave nga 13 deri 15 vjeç po ecnin përgjatë lumit Cileulur duke pastruar brigjet e tij. Nxënësit ishin anëtarë të grupeve jashtë-shkollore islamike.

Ndërkohë një grup prej 21 nxënësish kishin tentuar të kalojnë në anën tjetër, por që 11 prej tyre nuk ia kanë dalë dot. Mësohet se 10 të tjerët janë shpëtuar nga banorët e zonës.

Autoritetet po merren me hetimin e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që studentët ishin pavarësisht se ishin paralajmëruar për motin e keq, dhe shirat e rrëmbyeshëm gjatë këtij muaj.

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi një vit më parë 10 nxënës humbën jetën nga përmbytjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk u ndalën as këtë fundjavë, protestat kundër certifikatës së…