‘Po pengohet shteti ynë’, Kurti sulmon opozitën dhe Gjykatën Kushtetuese
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur sot kabinetin qeveritar, ku fjalimin e tij e ka nisur për Fondin Sovran.
Kurti ka fajësuar opozitën dhe ka “thumbuar” Gjykatën Kushtetuese pasi është duke ia rrëzuar ligjet duke ia vlerësuar si antikushtetuese.
“Kanë kaluar 1 vit e gjysmë që e kemi miratuar në qeveri projektligjin që hap themelimin e Fondit. Në dhjetor 2023 në Kuvend e kemi miratur Ligjin për Fondin Sovran, kurse muajin tjetër bëhen një vit prej kur ligji është në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese. Çdo ditë që po kalon është kohë e humbur dhe jashtëzakonisht e vlefshme meqenëse po pengohet shteti jonë në një kohë të ndryshimeve dhe mundësimeve të mëdha në ekonominë botëror teksa ne shënojmë rritjen më të madhe të shoqëruar me progresin më të lartë demokratike”.
“Urojmë që paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedh poshtë ligjin tonë për Fondin Sovran sipas info të tyre të brendshme të mos dalin të sakta. Urojmë të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive dhe progresiste siç ndodhi me byronë për konfiskimin e pasurisë, me Ligjin për Këshillin Prokurorial, me Ligjin për çmimin në tavan për produktet bazë…”, ka thënë Kurti.