Po përgatitemi ta marrim qeverinë
30 nëntor 2022
| 08:26
Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar se ky subjekt politik është duke u përgatitur për zgjedhjet e saj të brendshme.
Ai ka thënë se LDK-ja i thotë “jo edhe qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe partive opozitare, PDK-së dhe AAK-së”.
“Ne jemi duke u përgatitur si parti politike për zgjedhjet e brendshme sipas kalendarit zgjedhor. Ne po përgatitemi ta marrim qeverinë si parti e parë. Ne i themi “JO” PDK-së dhe partive tjera opozitare. Ne e kemi grupin tonë parlamentar, dhe me këto kapacitete ne do ta përfaqësojmë politikën tonë si lidershp i lidhur me një agjendë të zhvillume. Deri në fund të këtij viti, LDK-ja do t’i zbardhë qëllimet”, ka thënë Haziri në Prime Time.