“Po përpiqem të ndihmoj njerëz që vuajnë në heshje”, ylli televiziv i kthehet keq ndjekëses

08 qershor 2021 | 12:57

Motra e Kim Kardashian, Khloe, ka nisur së fundmi një fushatë në rrjetet sociale që ka të bëjë me migrenën. E teksa po mundohet të sensibilizojë njerëzit, duket se edhe kësaj radhe përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kritikuar.

“A tregon studimi se sa më shumë kirurgji plastike të kesh aq më shumë shanse ke të vuash nga migrena? Çfarë lloj kompanie farmaceutike zgjedh dikë që ka bërë kaq shumë operacione plastike sa duket si alien?”, ka komentuar një ndjekës.

E mesa duket Khloe tashmë nuk i duron dot më këto komente, pasi ka vendosur që të reagojë, e madje paksa ashpër. Ajo i kthehet komentuesit duke i thënë se ka të drejtë që ta bllokojë ose mos ta ndjekë më.

“Më vjen keq që mendon kështu. Ke gjithë të drejtën të më bllokosh ose mos të më ndjekësh. Po përpiqem të ndihmoj shumë njerëz që vuajnë në heshtje. Ti ke të drejtë për mendimet e tua. Ashtu siç kam dhe unë për të miat. Mendoj se nuk duhet t’i referohesh vetes si feministe nëse sulmon një grua tjetër pa ju provokuar”, iu përgjigj Khloe komentit të ndjekëses.
Gjithashtu ylli televiziv ka treguar problemet e saj me migrenën dhe arsyen pse ju bashkua një fushate të tillë.

“Kam vuajtur që nga klasa e 6. Kjo është hera e parë që kam gjetur një mjekim që ka funksionuar për mua. Kam provuar çdo gjë. E gjitha çfarë dua të bëj është që të ndihmoj disa njerëz”, është shprehur Khloe.

“Po përpiqem të ndihmoj njerëz që vuajnë në

Khloe Kardashian's Body Evolution

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesi i një kamionçine në Kanada, i cili kishte përplasur…