“Po përulen shteti” – Krasniqi: Gjithë ato roje për Thaçin që hoqi dorë nga posti për t’u përballur me një gjykatë politike

13 mars 2025 | 19:03

Analisti Albert Krasniqi ka komentuar vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi te babai i tij i sëmur në ShSKUK në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se Thaçin po e ruanin shumë roje dhe vetura të EULEX-it, njeriun që hoqi dorë nga posti i presidentit për t’u përballur me gjykatën krejtësisht politike.

“Akuzat, mbi të cilat u themelua kjo gjykatë, ranë ende pa nisur procesi; Prokuroria publikoi aktakuzën pa konfirmimin e gjykatës, vetëm për të penguar vizitën zyrtare në Shtëpinë e Bardhë; Arrestimi ndodhi pikërisht në ditëlindjen e tij”, ka vlerësuar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Gjithë këta roje dhe vetura të EULEX-it në oborrin e ShSKUK-së për të ruajtur Hashim Thaçin, njeriun që hoqi dorë nga posti i Presidentit për t’u përballur me një gjykatë krejtësisht politike.

  • Akuzat, mbi të cilat u themelua kjo gjykatë, ranë ende pa nisur procesi;
  • Prokuroria publikoi aktakuzën pa konfirmimin e gjykatës, vetëm për të penguar vizitën zyrtare në Shtëpinë e Bardhë;
  • Arrestimi ndodhi pikërisht në ditëlindjen e tij.

Me këtë trajtim ndaj Presidentit të Kosovës, nuk po tentohet të përulet vetëm ai si individ, por edhe vetë shteti i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti SafeJournalists e ka dënuar ashpër gjuhën kërcënuese dhe denigruese…