Po planifikonin sulm terrorist në Gjermani, 10 të arrestuar
30 mars 2019
| 22:47
Policia gjermane ka vënë në pranga 10 persona të dyshuar se po planifikonin një sulm terrorist.
Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit në Dyseldorf tha se autoritetet po verifikojnë për lidhje të mundshme mes personave të arrestuar dhe grupit militant Shteti Islamik.
“Ne dyshojmë se ata janë pjesë e ISIS-it ose simpatizantë të kësaj orrganizate”, tha zëdhënësi.
Të ndaluarit janë në paraburgim. Agjencia e lajmeve DPA citon zyrtarë vendas të pohojnë se njëri nga të dyshuarit është nga Taxhikistani, ndërsa kombësia e të tjerëve nuk është mësuar ende.