Po punonte në livadh, gjakovari gjen dy mjete shpërthyese

03 korrik 2024 | 11:01

Dy mjete shpërthyese janë gjetur në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë.

Rasti është raportuar nga një qytetar që tha se i kishte gjetur mjetet derisa po punonte në livadh.

“Fshati Babaj i Bokës, Gjakovë 02.07.2024 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një livadh ka vërejtur dy mjete të dyshimta. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë deminimin e mjeteve të dyshimta në mënyrë të sigurt”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po mbahen homazhe për shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare…