
Po shijon plazhet e Dubait, Luana zbulon “çmendurinë” që bëri në këto pushime
14 shkurt 2021
| 13:27
Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca, prej disa ditësh po shijon disa ditë pushime. E teksa ka postuar herë pas here fotografi mjaft “hot”, ajo nuk zbulonte se ku po qëndron.
Por tani Luana ka treguar se ndodhet në Dubai, ku po shijon detin, rrezet e diellit dhe jo vetëm. Bukuroshja bionde ka zbuluar përmes postimeve në “Instagram” se ka vizituar shkretëtirën, ku ndau me ndjekësit edhe një imazh ku kokën e kishte mbuluar me shami.
Në këtë udhëtim kaq të bukur, Luana provoi edhe “Zip Line”, teksa solli pamje mahnitëse nga Dubai, në lartësi të mëdha.