Po shikonte finalen e Kupës së Botës, vritet një tifoz i Palmeiras

13 shkurt 2022 | 11:28

Sipas mediave braziliane, i ndjeri, për të cilin policia tha se ishte një roje burgu jashtë detyrës, u qëllua përpara stadiumit në “Sao Paulo”, ku mijëra tifozë u mblodhën për të parë ndeshjen në ekranet e mëdha.

“Ka pasur një përleshje mes tifozëve, e cila shkaktoi trazira dhe një person u qëllua”, thuhet në një deklaratë të policisë. Policia e ndërhyri duke përdor gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën dhe një person u arrestua, thuhet në deklaratë.

Kampioni i Evropës, Chelsea, mundi Palmeiras, kampion i Copa Libertadores, 2-1 pas kohës shtesë në Abu Dhabi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveritë australiane dhe kanadeze kanë ndjekur Shtetet e Bashkuara në…