Po shkoja në luftë, mjek i ushtarëve të lirisë!

17 qershor 2021 | 16:37

Shkruan: Shemsi Bushi

Kjo foto është bërë shumë vite më parë, atëherë kur një pjesë rrinin kafeneve, disa bënin biznese, e ndonjë edhe spiunonte.

Para se të niseshim për front, fillimisht u ktheva tek shtëpia ku banoja si student në Prishtinë, për t’i dhënë lamtumirën librave të mjekësisë!

Në dreq të shkojë edhe kjo mjekësi, ç’më duhej deri sa Kosova po dergjej në zjarrin e luftës!

Ishte hera e parë që kisha emocione të përziera.

Si i lashë librat???

Sa u mërzita aq edhe u ndjeva i madh!

Po shkoja në luftë, mjek i ushtarëve të lirisë!

Megjithatë, asgjë s’ishin emocionet e luftës, krahasuar me ndjesinë e Prishtinës së lirë!

Sa shumë kishte ndryshuar Prishtina, aq më shumë njerëzit!

Dikush ishte zgjatur, dikujt i ishte zbardhë e plotësuar fytyra edhe më shumë.

Ne ishim kockë e lëkurë, dallimet ishin evidente.

Fortuna caeca est ( Fati është i verbër).

Ky ishte realiteti!

Në Kosovë u instaluan UNMIK, OSBE, etj…

Ata që kishin marrë arratinë nëpër shtetet e Evropës dhe më gjerë, shkëlqenin por dhe kishin mësuar gjuhën e botës (anglishten) që pak e dinin atëherë në Kosovë.

U punësuan në këto institucione dhe merrnin paga të majme.

Ne vraponim të nxinim afatin e provimeve e besa edhe të grumbullonim notat

sepse Indexet nuk i gjetëm aty ku i kishim lënë.

Ndërkaq, edhe më pas se 2 dekada, na mjaftonte emri Veteran.

Ende na thërrasin ‘komandant’, disa edhe e thonë me përbuzje!

Dhe…sot e kësaj dite, përveç kartelës së veteranit dhe ndonjë Mirënjohje, asnjëherë s’kam përfituar ndonjë benifit a përparësi në asgjë.

Edhe te mjeku kur shkova një ditë, më tha arkëtari,… kartela e veteranit duhet te jetë me afat, ndryshe paguan 4 €.

Sa keq!

Sa e rëndë të përjetosh përbuzje nga po ata që dikur pinin kafe e bënin biznese në kohë lufte.

Për fund, po në këtë ditë çlirimi i uroj të gjithë këta të kenë fatin e Veteranit!

(PS. Et-arma et-verba vulnerant! (Edhe fjalët vrasin si armët).

(Autori i këtij postimi është specialist i Protetikes Stomatologjike, ndërsa gjatë luftës ka qenë ish-kryeinfermier i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 134 “Bedri Shala”).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se asnjë zyrtarë…