Po shkojmë drejt shërimit

06 maj 2020 | 23:00

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar faktit se kryeqyteti vazhdon të mos ketë raste të reja me Covid-19 edhe pas daljes nga karantina.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me Covid-19, ndërkohë që nëntë raste aktive kanë rezultuar negative në testimin e parë.

“Asnjë rast i ri në Prishtinë e katër në krejt Kosovën. 43 të shëruar në krejt Kosovën, e 9 raste aktive në Prishtinë kanë dalë negative në testimin e parë. Po shkojmë drejt shërimit dhe të kthehemi në normalitet me hapa të vegjël, por të sigurt. Për pak harrova, mos lexoni lajme ekskluzive. Edhe pak, Kosovë”, ka shkruar Ahmeti.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio ka kujtuar sot golin fantastik të ish-kapitenit të Shqipërisë,…