Po ta pranonte Kosova propozimin tim për Asociacionin do të kishte rezultat më të mirë
Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës, ku tha se Shqipëria ka mbajtur qëndrimin e duhur.
I ftuar në A2 CNN, Rama tha se Kosova duhet t’ia imponojë Serbisë njohjen e Kosovës vetëm duke u ulur në tryezë.
“Nuk kam pasur iluzione për asnjë, nga këto aktorët publik që i njoh, nuk kam qëndrime për të modifikuar, të kthehesha pas ,do i bëja sërish, nuk jam i kushtëzuar në qëndrimet e mia, kur ndodh diçka si në Banjskë mbajta qëndrimin e duhur, nuk duhet të jemi linear, por fleksibël në përpjekje për ta çuar kauzën aty ku duhet, dhe kjo arrihet vetëm të mundin Serbinë në tryezë, ta imponojmë në tryezë njohjen e Kosovës.
Ai tha se nëse Kosova do të pranonte propozimin e tij për Asociacionit do të kishte rezultate më të mira.
“Tani që është bërë fakt publik propozimi që kam bërë unë për Asociacionit, e kanë parë që do ishte më e udhës të mos ta kishin përjashtuar, por ta kishin lexuar, se do kishin dalë në një rezultat edhe më të mirë”, u shpreh kreu i qeverisë.