Po të isha shkëmb e gur
09 janar 2022
| 16:17
Dedikuar çlirimtarëve që po mbahen peng
Shkruan: Musli Gucati
Një e madhe marrëzi
Po ndodhë në drejtësi
Me gënjeshtrat e Serbisë
Paskan shkruar një akuzë
Me dorën mashë
Të drejtësisë standarde
Për të dënuar?!!!
Veprën e çlirimtarëve tonë.
Askujt tjetër nuk i duhet
Kjo e turpit marrëzi
Veç krimit të zi
He “Hyjnoren” Serbi
Dyqind vjeçare është kjo histori.
Për këtë marrëzi të shekullit të Ri
Më vjen keq nga ajo që vjen
Nga ata që na ndihmuan
Në çlirim e shtet ndërtim
Që së bashku gjunjëzuan
Të t’merrshmin gjenocid.
Gjatë 14 mujve të internimit
Po të ishin shkëmb e gurë
Do bëheshin copë e thërrime
Po janë me eshtra, mish e gjak
Kurajën e gjejnë në edukimin paraprak
Shqipet, armikut kurdo i dhanë hak
Duke e mbrojtur flamurin me gjak.