“Po të përcjellim nga Kili” – Kevini emocionohet nga lidhja direkte me familjarët
Kevin Edmond ka rrëfyer linjën e tij të jetës në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 3.
I njëjti ka treguar për vështirësitë në fëmijëri, ndarjen e prindërve si dhe për sfidat e tjera që kaloi.
Fillimisht, banori theksoi se prindërit e kishin të vështirë të bashkoheshin pasi babai i tij ishte nga Kili e nëna nga Kosova, gjersa për këtë gjyshërit nuk ishin dakord.
Pas rrëfimit prekës, ai u befasua nga i ati në një lidhje direkte në Big Brother VIP Kosova.
Përveç të atit, në lidhje ishte edhe gjyshja e Kevinit si dhe vëllezërit e motrat e tij.
Ata treguan mbështetjen e tyre për banorin e shtëpisë së famshme, duke shtuar se po e ndjekin.
“Jemi me ty”, i tha babai.
Ata komentuan edhe marrëdhënien e Kevinit me Anën, gjersa e quanin ‘shumë të bukur’.
“Kosova një vend shumë i bukur, rrnoftë Kosova rrnoftë Kili”, tha krejt në fund babai i këngëtarit.