Po vazhdon skanimi dhe pasurimi i arkivit digjital
23 qershor 2024
| 10:58
Biblioteka Kombëtare e Kosovës për herë të parë ka qendër të digjitalizimit.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë me dije se me pajisjet e reja dhe moderne po vazhdon skanimi dhe pasurimi i arkivit digjital të kësaj biblioteke.
“Puna filloi me ruajtjen e gazetës ‘Rilindja’ dhe me koleksionet e rralla dhe të vjetra, dhe po vazhdon me koleksione të tjera. Mbi gjysmë milion euro janë dedikuar për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”, ka shkruar ai në “Facebook”.