
Po vazhdon takimi Thaçi – Mustafa
01 prill 2020
| 10:47
Në kabinetin e presidentit ka arritur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Takimi Thaçi – Mustafa po ndodh pas përfundimit që presidenti kishte me kryeministrin Albin Kurti.
Isa Mustafa është i shoqëruar nga sekretari Arban Abrashi dhe shefi i grupit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.
Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.
Pas këtij takimi pritet të arrijë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.