“Po vjedh të drejtat e autorit”, mediet amerikane padisin Inteligjencën Artificiale
8 gazeta amerikane kanë paditur kompaninë OpenAi, e cila zotëron ChatGPT dhe Microsoft për shkelje të të drejtave të autorit.
Pas asaj që është bërë tashmë nga New York Times, e cila nisi një veprim të ngjashëm ligjor muajt e fundit, tetë gazetat denoncojnë shkeljen e të drejtave të autorit nëpërmjet përdorimit të artikujve të tyre të trajtuara në modele të ndryshme me anë të inteligjencës artificiale.
Këtë e raporton Axios. Gazetat përfshijnë Neë York Daily News, Chicago Tribune dhe Orlando Sentinel.
Inteligjenca Artificiale dhe ndikimi që do të ketë në shoqërinë tonë ka qenë një nga temat kryesore të debatit në vitin 2023.
Që në fillimet e saj Inteligjenca Artificiale shihej me dyshim e frikë, se shumë vende pune mund të mbylleshin dhe mijëra njerëz do të ngeleshin pa punë. /A2CNN