Po zhvillon një sezon fantastik, Milan gati të “blindojë” mesfushorin holandez

29 dhjetor 2024 | 12:50

Në një sezon të mbushur me vështirësi për Milanin, një nga pikat e ndritshme është padyshim Tijjani Reijnders. Mesfushori holandez po bëhet gjithnjë e më shumë pikë referimi për “Djallin”, duke u treguar vendimtar me gola, si ai që i dha fitoren ndaj Veronës, në ndeshjen e fundit të kampionatit, dhe me lojëra plot elegancë.

Talenti i tij nuk ka kaluar pa u vënë re edhe jashtë Italisë.

Për këtë arsye, Milani po vepron me shpejtësi për të siguruar rinovimin e kontratës së tij.

Sipas “Tuttosport”, edhe vetë Reijnders ka konfirmuar se së shpejti pritet zyrtarizimi i marrëveshjes së re, që do ta lidhë me klubin kuqezi deri në vitin 2029, duke përfshirë edhe një përmirësim të konsiderueshëm të pagës.

Reijnders, nga ana e tij, është shumë i lumtur ta vazhdojë aventurën e tij në Milano, ku po shfaqet si një lojtar kyç, pavarësisht nëse luan si mesfushor ofensiv apo në një pozicion më të tërhequr. Me performancat e tij, holandezi po dëshmon se është një element thelbësor në skuadrën e kuqezinjve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…