Pochettino: Barazimi me Liverpoolin nuk ishte fer

14 gusht 2023 | 10:46

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, beson se skuadra e tij duhet të kishte fituar kundër Liverpoolit, në Premier League të dielën.

Epoka e tij në “Stamford Bridge” filloi me një barazim  1-1 kundër Liverpoolit.

Duke folur për Match of the Day, tekniku argjentinas theksoi se dëshironte ta niste me fitore edicionin e ri në Premier League.

“Unë nuk besoj se është (e drejtë). Mendoj se meritonim pak më shumë në përgjithësi”, u shpreh Pochettino.

“Ndihemi të kënaqur, por në të njëjtën kohë të zhgënjyer sepse donim të fitonim dhe e merituam të fitonim, por është vetëm fillimi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në…