Pochettino: Brojës i duhet ende punë për t’u bërë sulmuesi kryesor te Chelsea
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, ka folur së fundmi për sulmuesin shqiptar të “bluve” të Londrës, Armando Brojën.
Në prononcimin e dhënë për mediet pas fitores 1:4 në transfertë ndaj Burnley, tekniku argjentinas është pyetur specifikisht për futbollistin e kombëtares shqiptare.
Pochettino theksoi se nuk duhet ta krahasojnë rastin e Brojës me sulmues të tjerë, ndërsa shtoi se lojtarin “kuqezi” i duhet ende edhe shumë punë që të bëhet sulmuesi kryesor në një klub si Chelsea.
“Mos e krahasoni atë që bëra me Kane me rastin e Brojës. Ai është shumë i ri, nëse dëshiron të luash për një klub të madh si Chelsea, duhet të kesh durim dhe të tregosh se mund ta bësh”, tha trajneri argjentinas.
“Sigurisht që ai duhet të provojë dhe të japë gjithçka për të qenë një sulmues tjetër numër 1 në këtë super klub”, deklaroi Pochettino.