Pochettino dëshiron largohet nga PSG-ja

26 prill 2022 | 11:20

Mauricio Pochettino dëshiron të largohet nga PSG-ja, pasi eksperienca me këtë skuadër nuk i ka shkuar ashtu siç ka pritur.

“Le Parizien” i ka dhënë më shumë fuqi vendimit të 50-vjeçarit i cili nëse i jep lamtumirën ish-kampionëve të Francës, drejtuesit e tyre duhet ta rikompensojnë me 15 milionë euro për arsye të prishjes së kontratës të cilës i mbetet edhe një vit për tu finalizuar.

Së fundmi është përfolur për disa kandidatë, ndër të cilët prioritet konsiderohej Zinedine Zidane, i preferuari i Nasser Al Khelaifit. Fillimisht Paris St Germain duhet t’i japë zgjidhje të menjëhershme qëndrimit ose jo të Mauricio Pochettinos i cili ka treguar se nuk është ende në nivelin e fitimit të Ligës së Kampionëve pavarësisht se ka në dispozicion lojtarët më të mirë në planet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e shumë komentuar, Fjolla Morina, ka publikuar së fundmi…