Pochettino: Duhet të fokusohemi maksimalisht kundër Barcelonës

16 shkurt 2021 | 14:25

Trajneri i Paris Saint Germainit, Maurizio Pochettino, ka thënë se fokusi i PSG-së duhet të jetë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Barcelonë.

“Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Unë mendoj se jemi kthyer nga një situatë e vështirë, me 10 ndeshje të luajtura në më pak se 40 ditë. Është e vështirë me të gjitha problemet që lidhen me Covid-19 dhe këtë periudhë mjaft të veçantë. Tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Barcelonë. Do të jetë e vështirë sepse do të luajmë edhe një herë një ekip shumë të mirë”, ka thënë Pochettino.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë bindshëm e para…