
Pochettino: E merituam fitoren më shumë sesa barazimin
14 shkurt 2018
| 10:59
Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka thënë se “Spurs” e kanë merituar fitoren në ndeshjen ndaj Juventusit (2-2).
“Ndeshje fantastike. Ishim të ngathtë dhe pësuam dy gola në nëntë minuta, por karakteri që shfaqëm ishte fantastik. Dua të përgëzoj lojtarët nga 2-0 disavantazh me një kundërshtar të vështirë. E merituam fitoren më shumë sesa barazimin”, ka thënë Pochettino, duke shtuar: “Jemi më të pjekur. Ndeshjet e kaluara ekipi u ngrit shumë. Është mirë për kapacitetin që kemi. Ekipi ishte i mrekullueshëm për mënyrën e reagimit. Duhet pak fat në futboll. Ndeshja është e hapur, Juventusi është ekip i madh. Shpresojmë të fitojmë në Wembley”.