Pochettino e përdor Zidanen si referencë për të kërkuar durim mbi yjet e Chelseas

17 shtator 2023 | 14:36

Trajneri Mauricio Pochettino ka kërkuar nga tifozët për të qenë të duruar me transferimet e reja, duke përmendur se edhe legjenda Zinedine Zidane fillimisht kishte vuajtur te Real Madridi.

“Blutë” kanë shpenzuar mbi 1 miliard euro që kur Todd Boehly mori pozitën e presidentit, por që rezultatet s’kanë qenë ende të duhura.

Pochettino megjithatë ka thënë se duhet ende kohë për talentët e rinj, duke iu kujtuar londinëzeve se edhe Zidane s’ishte në formën më të mirë kur iu bashkua “Los Blancos”.

“Te Chelsea pritjet janë masive. Kur arrin si lojtar ose pjesë e stafit, njerëzit presin që të fitosh, të ngritësh trofe, bësh paraqitje fantastike dhe të shënosh”.

“Kemi një skuadër shumë të re me lojtarë që janë investime të klubit. E dimë që janë të rinj, duhet të adaptohen dhe të qëndrojnë të qetë”.

“Gjithmonë e përdori këtë shembull… Real Madrid pagoi 70 ose 80 milionë euro për një lojtar të quajtur Zinedine Zidane. Ai ishte i mrekullueshëm, por pas gjashtë muajve, kur pyesni tifozët ata thoshin: ‘Çfarë kemi blerë?’”.

“Ai nisi të bëj paraqitje pas shtatë apo tetë muajve. Zidane ishte 26 ose 27 vjet. Kur blen lojtarë të moshës 20 ose 21 duhet të jetë i kujdesshëm. Nuk janë makineri. Duhet të përshtaten për disa muaj, iu duhet kohë”, ka thënë ai.

Chelsea sot do të përballet me Bournemouthin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në intervistën e…