Pochettino: Faleminderit futboll

09 maj 2019 | 11:32

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino nuk i ka përmbajtur lotët pas kualifikimit historik në finale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e tij e përmbysi Ajaxin, duke fituar në Amsterdam me rezultat prej 2 me 3.

“Kam shumë vështirësi të flas. Ky është një emocion fantastik, faleminderit futboll. Lojtarët e mi janë heronj, në sezonin e kaluar u thashë të gjithëve se ky grup është heroik. Në pjesën e dytë ishin të jashtëzakonshëm. Faleminderit futboll – këto emocione pa futbollin do të ishin të pamundura. Faleminderit të gjithëve që keni besuar tek ne, është shumë e vështirë ta përshkruajmë këtë me fjalë është shumë e vështirë”, ka thënë Pochettino për “BT Sport”. Ai ka shtuar se, “të gjithë janë heronj, por Lucas Moura është superheroi”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Byroja Federale e Hetimit (FBI) në ShBA ka në proces…