Pochettino firmos kontratën me Chelsean

28 maj 2023 | 15:23

Mauricio Pochettino më në fund e ka nënshkruar kontratën me Chelsean.

Pochettino do të jetë pjesë e klubit londinez deri në vitin 2026, dokumentet tanimë janë firmosur, me Jesus Perezin, i cili do të jetë asistent i tij.

Argjentinasi tashmë kishte marrëveshje verbale të arritur dy javë më parë, por tani është kompletuar.

Mauricio tashmë ka nisur punën me Chelsean dhe është duke menduar për transferimet e reja.

Ndryshe, Chelsea për herë të parë pas një kohe të gjatë ka përfunduar në pjesën e dytë të tabelës së Premier Leagues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë,Faton Peci, ka vizituar në zyrë kryetarin e…