
Pochettino: Ishim të pafat
02 qershor 2019
| 00:19
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka thënë se ndihet shumë krenar me lojtarët e tij, derisa ka uruar Liverpoolin për triumfin në Ligën e Kampionëve.
“Ndjehem shumë krenar për përpjekjet e tyre, si luftuam. Ishim të pafat, pësuam gol nga penaltia. Luftuam dhe luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë. Ndjehem shumë krenar, paksa pa fat. Ishte shumë e vështirë të filloje ndeshjen me 1 me 0. Por, ne mund të jemi optimistë”, është shprehur Pochettino.
“Jam shumë krenar të menaxhojë këtë grup lojtarësh, por urime Liverpoolit. Standardet janë shumë lart, sonte nuk ishte e mjaftueshme”, ka shtuar Pochettino.