Pochettino: Jam i lumtur për Brojën, ja pse e aktivizova nga fillimi

03 tetor 2023 | 15:39

Trajneri argjentinas i Chelseat, Mauricio Pochettino surprizoi me formacionin në derbin e Londrës ndaj Fulhamit, duke aktivizuar nga minuta e parë Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar ja shpërbleu menjëherë duke shënuar një nga dy golat.

I pyetur për vendimin për të ulur Sterling në stol dhe për ta nisur me Brojën, Pochettino shpjegoi situatën e bomberit shqiptar për “Sky Sports”.

“Raheem Sterling nuk është stërvitur gjatë tri ditëve të fundit. Ai mori një virus dhe kjo është arsyeja pse ai nuk mund të ishte në formacion, prandaj aktivizuam Brojën nga minuta e parë. Nisëm të mendonim për Brojën një ditë para ndeshjes. Nuk e dinim nëse do të ishte në gjendje të luante 90 minuta, por mendoj se është e rëndësishme që ai të luajë që në fillim. Pas një periudhe të gjatë jashtë, është e rëndësishme për të që shënoi. Kështu që unë jam i lumtur dhe shpresoj se mund të rikuperohet për fundjavën”, ka thënë Pochettino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…