Pochettino: Kemi cilësi për ta mposhtur Realin
Paris Saint-Germain do të përballet me Real Madridin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Ndonëse kjo është një ndeshje më e vështirë për të dyja skuadrat sesa ishte caktuar fillimisht për të luajtur, trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, është i bindur se skuadra e tij mund të sigurojë kalimin, shkruan “Marca”.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse ata janë një ekip me një super trajner dhe super lojtarë”, ka thënë argjentinasi në një intervistë për mediat zyrtare të klubit të PSG-së.
“Ne do të përballemi me Real Madridin, i cili është një ekip i mësuar të fitojë Ligën e Kampionëve, një ekip me histori dhe shumë përvojë. Është e qartë se ne kemi një ndeshje shumë të vështirë. Ne kemi mjaft cilësi për të fituar këtë ndeshje dhe për të kaluar në raundin tjetër. Ky është objektivi i Paris Saint-Germain”, ka deklaruar Pochettino.