Pochettino këtë javë nënshkruan me Chelsean
15 maj 2023
| 12:22
Mauricio Pochettino së shpejti do jetë në krye të gjigantit anglez, Chelsea. Pas shkarkimit të Graham Potter, “Blutë e Londrës” kanë qenë në kërkim të trajnerit të ri.
Sipas raportimeve të fundit londinezët tashmë kanë vendosur se cili trajner do të udhëheqë ekipin e tyre nga qershori i këtij viti. Fabrizio Romano njofton që Mauricio Pochettino do të jetë në Londër këtë javë për të nënshkruar kontratën si trajner i ri i Chelsea, që pritet të jetë e vlefshme deri në qershor 2026.
Strategu argjentinas do të fillojë të diskutojë planet e transferimit me klubin. Sulmuesi i ri dhe mesfushori i ri do t’i bashkohen Chelseat me siguri.