Pochettino: Mbappe dhe Neymari qëndrojnë në PSG

02 shkurt 2021 | 12:22

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, beson që Kylian Mbappe dhe Neymar do të qëndrojnë te ky klub edhe pas përfundimit të stinorit.

Që të dy janë përfolur se mund të largohen nga Parku i Princave në drejtim te ndonjë ligë apo klub më me nam, mirëpo kurrë nuk ka pasur diçka konkrete.

“Besoj që Neymar dhe Mbappe do të mbeten, e kam një ndjesi që do të qëndrojë për një kohë të gjatë te PSG-ja. Dhe nuk kam dyshime, jam shumë optimist. Klubi po punon shumë që t’i mbajë ata me ne”, ka thënë Pochettino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik ku në…