Pochettino: Mbappe do të jetë pasues i Messit dhe Ronaldos
02 mars 2021
| 14:59
Kylian Mbappe është tashmë në mesin e më të mirëve në botë dhe ende ka potencial për t’i pasuar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, sipas Mauricio Pochettinos, trajnerit të Paris Saint-Germain.
Sulmuesi francez i shënoi dy gola në fitoren e PSG-së 4-0 në udhëtim kundër Dijon, duke e rritur epërsinë në renditjen e golashënuesve më të mirë në Ligue 1.
I pyetur nëse Mbappe mund të jetë pasues i Messit dhe Ronaldos në botën e futbollit, trajneri argjentinas ka deklaruar: “Ai ka potencial. Atij nuk i mungon asgjë përveç kohës. Mbappe nuk mund ta përshpejtojë procesin. Mendoj se ai është në mesin e më të mirëve në botë tashmë”.