Pochettino: Messi ka vetëm pak ditë që stërvitet me skuadrën

20 gusht 2021 | 11:20

Trajneri Maurizio Pochettino, në prag të transfertës ndaj Brestit, e planifikuar për të premten në mbrëmje, doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli edhe për mundësinë e grumbullimit të Donnarummës e Lionel Messit për herë të parë me skuadrën.

“Messi ka vetëm pak ditë që stërvitet me skuadrën, por e kam parë në formë të mirë. Për grumbullimin e tij do të vendosim menjëherë pas seancës së fundit stërvitore. Më shumë shanse ka që të grumbullojmë Donnarummën, i cili është në formë të mirë dhe për më tepër, kemi nevojë ta ulim në pankinë, pasi është dëmtuar edhe Sergio Rico. Është shpallur portieri më i mirë i Europianit dhe natyrisht që është vlerë e shtuar për skuadrën tonë”, u shpreh Pochettino.

Me kaq shumë yje në skuadër, të gjithë presin që Paris Saint Germain jo vetëm të fitojë, por edhe të realizojë goleada në ndeshjet e kampionatit, megjithatë trajneri argjentinas ka një tjetër sfidë në klubin kryeqytetas.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të ndërtojmë një skuadër dhe të punojmë së bashku. Jam i lumtur me talentin që kemi në organikë, por sfida jonë do të jetë të punojmë të gjithë me të njëjtën filozofi”, deklaroi argjentinasi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëria Nagavci, ka…