Pochettino: Messi në të njëjtin nivel me Maradonan

01 maj 2022 | 14:32

Trajneri i Paris Saint Germain (PSG), Mauricio Pochettino, e ka cilësuar Leo Messin në nivel të njëjtë me Diego Maradonan.

Që nga transferimi i Messit drejt PSG-së ai është kritikuar mjaft shumë.

Kjo pasi tifozët kanë pritur shumë nga argjentinasi, por atij po i duhet kohë të ambientohet në një ligë të re.

Ai tërë jetën e tij e kishte kaluar te Barcelona në La Liga, andaj ambientimi në ligën franceze mund t’i zgjasë më shumë.

Në lidhje me kritikat e adresuara ndaj Messit, ka reaguar edhe trajneri Pochettino.

Sipas tij, ylli argjentinas është në të njëjtin nivel me Maradonan dhe nuk i meriton kritikat që po i bëhen.

“Nuk flasim për një lojtar të zakonshëm, Messi është në të njëjtin nivel me Diego Maradona”, ka thënë Pochettino për “RMC Sport”.

“Të gjykosh Messin në këtë mënyrë është e padrejtë. Nuk kam dyshime për cilësinë e tij. Sezoni i ardhshëm do të jetë krejtësisht ndryshe për të”, ka vazhduar trajneri.

34-vjeçari ka 31 paraqitje me PSG-në këtë sezon, ka shënuar nëntë gola dhe dhuruar 13 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afganistani do të festojë Fitër Bajramin më herët se shumica…